LAJME

Një banesë përfshihet nga zjarri në Gjilan, momenti kur banorët nxjerren nga ballkoni (VIDEO)

Një banesë në Gjilan është kapluar nga flaka mëngjesin e së shtunës, raporton Gazeta Sinjali.

Në katin e fundit të objektit banesor shihet duke dalë tym derisa disa banorë kërkojnë ndihmë për të dalë nga banesa.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se ekipi i zjarrfikësve dhe KEDS-it kanë shpëtuar një familje.

Deri tani nuk dihet ende se çka e ka shkaktuar zjarrin.

Ndiqeni videon 

 

Back to top button