LAJME
TOP LAJMI

Mund të lirohën sot, tre policët e kidnapuar dalin para gjykatës

Sekretari në zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka njoftuar se janë nisur për në Kralevë, aty ku sot do të dalin para gjykatës tre policët që janë rrëmbyer nga autoritetet serbe në territorin e Kosovës, më 14 qershor.

Haxholli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se çdo sekondë e humbur deri në kthimin e policëve në Kosovë, konstituon, sipas tij, me një sjellje joracionale me qëllim kamuflimin e një akti bizar përmes një drejtësie me kut e standard mesjetar.

“Rrugës drejt Kralevës, ku para një gjyqi pritet të dalin përsëri tre policët Rifat Zekja, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi. Çdo sekondë e humbur deri në kthimin e tyre në Republikën e Kosovës, në krye të detyrave, konstituon një impuls dhe sjellje joracionale me qëllim kamuflimin e një akti bizar përmes një drejtësie me kut e standard mesjetar. Lirimi i menjëhershëm i tyre është Sine Non Qua!”, shkruan Haxholli në Facebook.

Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi janë në paraburgim tash e 10 ditë.

Back to top button