LAJME
Momenti kur Enrique Iglesias bën simbolin e shqiponjës gjatë koncertit në Shqipëri (VIDEO)
Mbrëmjen e së premtes (30 qershor) ka performuar në Shqipëri për herë të parë këngëtari i famshëm spanjoll, Enrique Iglesias.
Ai ka dhuruar një performancë të mrekullueshme në sheshin “Skënderbej” përpara publikut shqiptar.
Ylli me famë botërore interpretoi disa nga hitet e tij të njohura si: “Bailando”, “Hero”, “Takin’ Back My Love” etj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërkohë e ka nderuar Enriquen edhe me ‘Çelësin e Kryeqytetit’.
Veliaj po ashtu e ka publikuar në Instagram edhe momentin kur artisti bën me duar simbolin e shqiponjës.