LAJME

Mesazhi prekës i mësueses së Dionit, që humbi jetën nga vërshimet në Pejë

Dion Ademaj, 5 vjeçari që humbi jetën bashkë me nënën e tij, të shtunën mbrëma nga vërshimet që goditën Pejën, derisa ishte duke qëndruar në shtëpi me familjen e tij në lagjen ‘Asllan çeshme’, ka qenë nxënës i parashkollorit të Shkollës ‘Asdreni’ në Pejë.

Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin.

Deri në lot, em shumë dhemdje e emocion, Dioni është kujtuar si fëmijë engjull edhe nga mësuesja e tij Hidajete Kuka-Hasku.

‘Çdo fjalë është e tepërt për ta shprehur dhimbjen që kam për humbjen e nxënësit tim Dion Ademaj!

Sot nga klasa jonë u nda një engjull! U prehshit në paqe Dion e Mirsada Ademaj …’-ka shkruar mësuesja e Dionit, Hidajete Kuka-Hasku.

Edhe shkolla ‘Asdreni’ ku Dioni ka ndjekur mësimet parashkollore, ditën e Hënë nuk do të zhvillojë proces mësimorë.

‘Njoftim për nxënës dhe prindër! Njoftohën nxënësit dhe prindërit se për shkak të situatës së krijuar në Lagjën 2 Korriku, nga reshjet e shiut. Nesër me dt 26.06.2023, nuk mbahet mësim! Të qendrojmë s’bashku në këto ditë të veshtira.’-thuhet në njoftimin e drejtorisë së kësaj shkolle.

Ndryshe, ceremonia mortore për Dion dhe Mirsada Ademaj zhvillohen të Hënën në ora 15:00 në Pejë.

Back to top button