HISTORI
TOP LAJMI

Kurti përkujton Skënderbeun në ditëlindjen e tij, e quan Kryezotin e Arbërisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar heroin kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu në ditëlindjen e tij duke e quajtur Kryezotin e Arbërisë.

“Bibliografia e titujve të veprave të shkruara për Skënderbeun tejkalon shifrën 1000, duke e bërë atë një nga figurat historike për të cilin botërisht është shkruar më së shumti. Biografi, poema, drama, opera dhe studime historike, politike, diplomatike dhe ikonografike, si dhe gjini të tjera, janë zgjedhur nga autorë shqiptarë dhe botërorë për ta trajtuar Skënderbeun dhe atë çfarë ai përfaqëson. Që nga Marin Barleti dhe Frang Bardhi, jeta dhe vepra e Skënderbeut ka tërhequr vëmendjen dhe ka nxitur interesimin e shumë autorëve dhe studiuesve shqiptarë dhe nga gjithë bota”, ka shkruar Kurti.

Ai e ka përshkruar Skenderbeun si një luftëtar i guximshëm e patriot i madh, prijës i shquar dhe strateg ushtarak, politikan vizionar dhe diplomat i shkathët.

“Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është personaliteti më i rëndësishëm në historinë e shqiptarëve, kurse figura e tij prej heroi, nga koha e tij te rimarrja prej rilindasve dhe deri te ne sot, ka mbetur qendror në identitetin shqiptar, ka shkruar Kryeministri Kurti.

Back to top button