Para 24 vitesh, pra më 5 prill të vitit 1999, në fshatin Rezallë të Skënderajt u pushkatuan 98 burra nga forcat e armatosura të Serbisë.Kryeministri Albin Kurti sot ka përkujtuar të vrarët në Rezallë nga forcat e armatosura të Serbisë.
Kurti ka thënë se e vërteta e ditës së 5 prillit të vitit 1999, nuk mund të groposre e mbulohet në varreza masive.
“Para 24 vitesh, 98 burra dhe djem të rinj u pushkatuan në Rezallë, nga forcat e armatosura të Serbisë. Në përpjekje të zhdukjes së krimit, i rrëmbyen kufomat. Disa u gjetën të groposur në varreza masive në Kizhevak dhe në Rudnicë të Rashkës, në Serbi.
E vërteta e ditës së 5 prillit të vitit 1999, nuk mund të groposet e mbulohet në varreza masive.Nderojmë sot kujtimin e të vrarëve dhe të zhdukurve me dhunë në Rezallë. Nuk mund të lejojmë harresën të mbulojë mizoritë që ndodhën në luftë. Nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi”.