HISTORILAJME
TOP LAJMI

Bekim Jashari për masakrën e Rezallës: Dëshmi e gjenocidit serb

Krimet serbe në Kosovë

Djali i heroit kombëtar, Hamëz Jashari, Bekim Jashari ka kujtuar masakrën e Rezallës në 24 vjetorin e saj ku u vranë 98 civil nga Rezalla dhe fshatrat përreth.

Ai ka kujtuar edhe momentin e ri-varrimit të 9 prej tyre të cilit ishin gjetur në Rashkë të Serbisë dhe ishin rivarrosur me 9 tetor 2021, në organizimin e Komunës që udhëhiqej nga Jashari, raporton Gazeta Sociale.

“Masakra e Rezallës bashkë me masakrat tjera janë dëshmi e krimeve dhe gjenocidit që Serbia bëri në Kosovë, duke mos kursyer askënd që fliste shqip e që mbronte pragun e shtëpisë.

Këto masakra dhe këto komplekse memoriale janë arkivat që argumentojnë vazhdimisht dhe në çdo kohë se kush ishin kriminelët dhe vrasësit, në këtë luftë të pabarabartë dhe të imponuar”, ka shkuar Jahari në rrjetin social facebook.

Ai tutje ka shkruar se “sot Kosova jonë, fëmijët dhe të rinjtë jetojnë të lirë, ëndërrojnë e punojnë falë gjakut të derdhur të dëshmorëve e martirëve të Lirisë, të cilët i dolën zot atdheut dhe me gjakun e tyre u bënë themel i lirisë dhe Pavarësisë që sot e gëzojmë.

Postimi i plotë:

Back to top button