LAJME

KUJDES/Kosova në alarm sot për stuhi të fuqishme e breshër (harta)

Mbi vendin tonë po mbanë mot me diell dhe vranësira e me temperatura më të ulëta, për shkak të largimit të masave të nxehta afrikane në drejtim të lindjes. Po ashtu, ka edhe erëra të fuqishme nga kuadrati i jugut dhe jugperëndimit, të cilat në orët vijuese pritet të fuqizohen në shkallë vendi, duke arritur shpejtësinë deri në 70 apo 80 km/h, me ç’rast parashihen edhe dëme materiale.

“Estofex” parashikon që Kosova dhe Serbia të goditet nga shtrëngata të fuqishme të cilat i përgjigjen nivelit 2 të rrezikshmërisë!

*Eksperimentuesit Evropian për Parashikime të Stuhive është një iniciativë e një ekipi meteorologësh evropianë dhe studentë në meteorologji dhe shërben si një platformë për shkëmbimin e njohurive rreth parashikimit të stuhive të forta konvektive në Evropë dhe kudo tjetër.

Gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes parashihet të depërtojë gradualisht fronti i ftohtë, duke sjellur rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh, të cilat në zona të caktuara mund të jenë në formën e superstuhive. Njëkohësisht, edhe temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme. Kështu, duke i dhënë fund vapës ekstreme.

Edhe këtu shihet Kosova që është në alarmin portokalli apo në nivelin 2 të rrezikshmërisë, ndërsa pjesë të Malit të Zi dhe Serbisë do të jenë në alarmin e kuq apo nivelin 3 të rrezikshmërisë, për çka edhe priten stuhi më të forta.

Reshjet do të vazhdojnë lokalisht edhe pas mesnate deri në orët e mëngjesit, duke mbetur vetëm të izoluara në zona të caktuara gjatë ditës së Enjte. Përndryshe, do të mbajë mot me diell dhe vranësira dhe dukshëm më freskët. Temperaturat maksimale prej 20 deri në 25°C. /MeteoKosova/

Back to top button