LAJME
Kryen marrëdhënie seksuale pasi i premtoi se do ta merrte për grua: Rast i dhunimit dhe sulmit në Malishevë
Një rast i dhunimit, por edhe sulmit fizik e psikik, është raportuar në Malishevë.
Një grua ka raportuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarin pasi që i njëjti i kishte premtuar se do ta merrte për bashkëshorte.
Por, i njëjti dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj daj. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i Policisë:
Më 05.06.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se gjatë kësaj periudhe në intervale të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarin mashkull kosovar i cili i kishte premtuar se do ta marrë për bashkëshorte, por i njëjti kishte ushtuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.