KRIM MAKABER/Këta janë, babë 60-vjeç dhe i biri rreth 24-vjeç të vrarë sot
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Rufc të Lipjanit, ku një person dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka vrarë edhe veten.
Sinjali mëson se viktimat janë Abedin Bekteshi rreth 60-vjeç dhe djali i tij, Ardit Bekteshi rreth 24-vjeç.
Ndryshe, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se Policia ka hasur në tre trupa të pajetë, vdekja e cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.
“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.
Menjëherë pas marrjes së informatës, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë.
Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.