LAJME

Krim i rëndë, 48-vjeçari vret me sëpatë komshien e tij

Një burrë vrau me sëpatë fqinjën e tij, Mara Fait, një infermiere 63-vjeçare në pension, ne qytetin e Trentos.

Më pas u dorëzua në polici. Vrasja ndodhi mbrëmjen e së premtes rreth orës 20.30 në Noriglio, një fshat i Roveretos. Mes 48-vjeçarit dhe viktimës duket se ka pasur debate të ashpra .

Dëshmitarja e vetme e asaj që ndodhi ishte nëna e viktimës, e moshuar dhe e sëmurë. Sipas rrëfimeve të fqinjëve, në të kaluarën kishte pasur debate mes të dyve, shpeshherë degjeneruar në zënka. Policia po punon për të rindërtuar atë që ka ndodhur.

Back to top button