![](/wp-content/uploads/2023/05/B3B0CF1F-6121-4FB0-BB00-69D8370C1297.webp)
LAJME
Krasniqi uron Ramën për fitoren: Besimin e qytetarëve, shpërblejeni me punë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar kryetarin e Partisë Socialiste, njëherit kryeministrin Edi Rama për fitoren në shumicën e bashkive në Shqipëri.
“Shqipëria përfundoi edhe një palë zgjedhje, të lira dhe demokratike, duke shënuar kështu një momentum të rëndësishëm të pjekurisë dhe përgjegjësisë politike e shoqërore. Vlerësoj përkushtimin e institucioneve në garantimin dhe sigurinë që zëri i secilit qytetar të dëgjohet – drejt dhe pa ndërhyrje”, tha Krasniqi