LAJME
TOP LAJMI

Jakup Krasniqi me plot emocione: Unë i urrej vrasjet dhe dhunën, kurrë s’kam qenë i përfshirë në to

Jakup Krasniqi, ish-zëdhënësi i UÇK-së, e ka marrë fjalën dhe për 15 minuta ka folur për jetën e tij para Prokurorisë Speciale në Hagë.

Ai ka treguar se si është rritur një familjen e tij në Negrovc, duke zbuluar për shkollimin që kanë bërë vëllezërit dhe motrat e tij.

Krasniqit tutje ka treguar se kur ishte 5 ose 6 vjeç, në kohën kur mblidheshin armët, babai i tij ishte rrahur nga struktura e atëhershme.

Por përveç kësaj, ai ka treguar se babai i tij e më së rëndi e ka përjetuar arrestimin e tij.

Më tutje ai ka treguar për studimet e historisë që ka kryer, dhe për punën e mësuesit që e ka bërë.

“Por, isha i vetëdijshëm se të gjitha dijet e botës, nuk do ta ndihmonin popullin tim”, tha Krasniqi para Prokurorisë, shkruan Gazeta Insjaderi.

Back to top button