LAJME

Jabllanoviq: Kam shumë miq shqiptar, çdo i dyti kontakt në telefonin tim është shqiptar

Ish-ministri në Qeverinë e Kosovës Aleksandar Jablanoviq ka folur për marrëdhëniet me shqiptarët duke thënë se ka shumë miq të mirë shqiptar.

“Pas këtij emisioni do të shkoj në darkë me shqiptarë në Fushë-Kosovë, çdo i dyti kontakt në telefonin tim është shqiptar”, tha Jabllanoviq në Politiko.

Sipas tij strukturat politike përmes edhe mediave po bëjnë propagandë dhe na shtyejnë drejtë ndarjeve dhe populli është i hutuar.

Ai tutje ka treguar që gjatë shkollimit të tij në shkollën fillore ka mësuar edhe shqip.

Back to top button