LAJME

Ja çmimet për të hyr në pishinën e Gërmisë

Të enjten me 29 qershor është hapur pishina e Gërmisë.

Ku aty, po organizohen evente të ndryshme për fëmijë e të rritur.

Tanimë janë publikuar edhe çmimet e pishinës, ku shihen të jenë çmime të arsyeshme.

Ato fillojnë nga 4 euro për të rritur dhe nga 2 euro për fëmijë, megjithatë, çmimet ndryshojnë nga ora 16:00 si dhe vikendeve.

Derisa përveç hyrjes, vizitorët duhet të paguajnë edhe shellzonet dhe çadrat që janë bukur të shtrenjta.

Çadra e madhe është me çmim 30 euro, kabina e vogël 6 euro, kurse çadra me dy shellzone 4 euro.

Ushqimi nga jashtë është ndaluar nga kompania mirëmbajtëse e pishinës, pasi sipas tyre, po hudhen mbeturina në ujë.

“NDALOHET RREPTËSISHT USHQIMI NGA JASHTË! Kjo është gjendja e tmerrshme e ujit pas daljes së vizitorëve nga pishina e Gërmisë! Qytetarë të dashur, ju bëjmë thirrje dhe ju lusim që të kujdeseni për pastërtinë e ujit dhe hapësirave rreth pishinës sepse është në të mirën tonë dhe të fëmijëve tanë”.

“Brenda hapsirës është bërë dezinsektimi dhe poashtu trajtuam hapësirat më të thella gjelbëruese me preparate kundër gjarpërinjëve. Gjithmonë për sigurinë dhe rehatinë e qytetarëve”, thuhet në postimin e NPL Sport Marketing.

Back to top button