Haxhiu: Shteti i Kosovës nuk duhet të tërhiqet përballë huliganëve dhe strukturave paralele serbe
Sot kanë filluar punën kryetarët e rinj në tri komuna në veri të vendit, mes tensionesh e rezistencës nga banorët serbë të veriut.
Ndaj kësaj situate ka reaguar edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili ka thënë se shteti nuk duhet të tërhiqet, raporton Gazeta Online Veriu.info.
“Shteti i Kosovës nuk duhet të tërhiqet për shkak të tensioneve e dhunës së huliganeve dhe strukturave paralel të organizuar nga Beogradi.” – shkruan Haxhiu.
Postimi i plotë:
Kryetarët e zgjedhur te Komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq sot filluan ditën e parë të punës me shumë tensione për shkak të dhunës së ushtruar nga strukturat paralel të Serbisë.
Shteti i Kosovës nuk duhet të tërhiqet për shkak të tensioneve e dhunës së huliganeve dhe strukturave paralel të organizuar nga Beogradi.
Çdo tërheqje e Qeverisë nga sundimi i ligjit dhe sovranitetit do të thotë AUTONOMI për serbët në Veri.