Gazetari serb nga veriu: Rezistenca e serbëve vdiq sot, mjaftuan disa policë e shok-bomba
Gazetari serb, Branislav Kërstiq në një lidhje direkte nga Mitrovica e Veriut ka komentuar tensionet e sotme në veri, duke theksuar se serbët nuk rezistuan aspak kundrejt forcave policore të Kosovës, shkruan Gazeta10.
Kërstiq ka thënë se gjëja më befasuese për sot mbetet rezistenca jo e ashpër e serbëve në veri, për të cilën tha se vdiq sot.
“Çka është negative, sot demokracia ka vdek në veri që dmth diçka kemi humb. Çka u vdek sot në veri hale? Rezistenca e serbëve në atë mënyrë, që ke e nevojshme veç disa shok-bomba e njerëz me i largu. Një gjë tjetër që ke befasia shumë serioze ishte se para se njësia speciale të nis aksionet e tyre sipas detyrave, i kanë paralajmëruar protestuesit ne kemi leje dhe hymë brenda dhe rezistenca e serbëve protestues nuk ke aspak agresive. Mbas disa shok-bombave u larguan. Një gjë kryesore është se nuk kemi pas asnjë gjuajte nga armët, sipas informatave asnjë polic s’u lëndua me plumb. Shumica e protestueseve të lënduar janë nga shok-bombat. Kemi pas aksione që s’kanë qenë shumë të gjata, diku për 20-20 minuta u kry.”, tha ai në Kanla10.
Ai nuk e ka cilësuar këtë si një fitore të Kosovës, sepse sipas tij policia ka kaluar në një pjesë që është pronë e shtetit të Kosovës.
“ Ne të gjithë sot në veri jemi kanë akter të shfaqjes së një loje. Asgjë nuk kemi përfituar në atë mënyrë që kemi okupu diçka, sepse vetë njësia speciale ka kalu në veri që është pjesë e shtetit të Kosovës. Kemi dëgjuar disa pjesëtarë të njësive policore që kanë shajt nanat e protestuesve, por ke gjendje afekti se patë sharje edhe nga protestuesit.”, theksoi ai në Kanal10.