LAJME

Gjendet e vdekur një 56 vjeçare në “Liqenin Akumulues” në Mitrovicë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mitrovicë, ku është gjetur pa shenja jete trupi i një gruaje në Liqenin Akumulues.

Rastin e ka konfirmuar  për Gazeta10 zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot rreth orës 07:30 Policia ka pranuar informatën, se në zonën e liqenit akumulues të lumit Ibër, është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femër rreth 56 vjeçare.Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dergohet në IML për obduksion” tha Zahiti.

Back to top button