HISTORI
TOP LAJMI

E vërteta e fondit “Vendlindja therret”

Fondi “Vendlindja Thërret” është themeluar në vitin 1994 nga Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK), Dega jashtë vendit.  Përgjegjës i parë i fondit është zgjedhur Musa Xhaferi. Ai ka qenë i ngarkuar të kooperojë me arkëtarin e Lëvizjes, Gafurr Elshanin. Meqë Musa Xhaferi nuk ishte mjaftueshëm i zellshëm, në vitin 1996, Lëvizja zgjodhi përgjegjës Jashar Salihun.

Jashar Salihu kishte shfaqur nje dyshim se nga ky fond nuk po ndihmohet Adem Jashari,(shiko minuten 5:35 te videos). Shiko ne vazhdim videon si “e bindën” Jashar Salihun se nga ky fond “ndihmohet “Adem Jashari.
Sipas kësaj del qe fondin e kanë përdorur emrin e Adem Jasharit që të mbledh miqtë e Ademit rreth këtij fondi në menyrë që të fitojnë reputacion, siq ishin Jashar Salihu etj, por në fakt Adem Jashari kurrë nuk u ndihmua nga ky fond sipas Rifat Jasharit, vëllaut të Ademit.

Në lidhje me këtë konstatim shiko videon minuta 9:00,ku flet Rifat Jashari. Sipas Rifatit, jo që nuk është ndihmuar Adem Jashari nga ky Fond, por edhe ndihmat e dedikuara posaqerisht Ademit, janë bllokuar nga njerëzit e këtij Fondi. Rifati tregon se si ka folur me Azem Sylen(njëri nga përgjegjësit e këtij fondi) për këtë temë, sipas Rifatit aty ishte edhe Milaim Zeka…

https://youtu.be/i5ZdoB4-nZw

Nuk ishte kohë e shkurtër, por gati dy vite kishin kaluar nga shqetësimi i Jashar Salihut(pergjegjes i Fondit Vendlindja Thërret),shqetsim qe ju kishte  paraqitur Xhavit Halitit(shefit të LPK se) , derisa u masakruan Familja Jashari, por ndihma kurrë nuk u arrit edhe pse Adem Jashari kishte alarmuar për krizën që kishte për finansa për furinizim të nevojshëm me armatim. Pra kaluan dy vite dhe ndihma nuk pati për Adem Jasharin nga Fondi Vendlindja Thërret.
Ne lidhje me këtë ,se kush në të vërtetë e ndihmoi ,flet minuta 12:30 e videos së Saim Tahirajt me disa fakte të dokumentuara. Sipas Saim Tahirajt, jo qe nuk  ndihmua Ademi, por ai u quajt bashkëpunëtor i Serbisë ,vetëm per faktin se Ademi nuk ishte ne strukturat e LPK së. Pas masakrimit të kësaj familje ,ishin të njejtit ata qe e akuzuan Ademin per bashkpunëtor të Serbisë, që perfituan duke shitur postera te Ademit nga 200 franga…
Len shumë per te argumentuar të gjitha keto edhe fakti se ne sec 00:50  ne video mund te identifikohet posteri i Ibrahim Rugoves ne murin e kullës se Adem Jasharit,cka dmth se me te vertet Adem Jashari ishte institucional dhe respektonte Ibrahim Rugoven si kryetar të Kosovës.

Back to top button