LAJME

E rëndë: Vdes motoçiklisti në Gjakovë, dyshohet se bëri vetaksident

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjakovës, konkretisht në magjistralen Gjakovë-Prizren.

Sipas informatava i përfshirë në aksident është një motoçikletë dhe siç duket ka qenë një vetaksident.

Në këtë aksident dyshohet se ka edhe të vdekur. Kjo duke u bazuar në pamjet që kanë dalë nga vendi i ngjarjes ku shihen disa vetura të policisë dhe ambulanca, derisa shihet dhe një person i mbuluar në rrugë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha ekipet relevante, si dhe trupi i pajetë është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore.

Back to top button