E rëndë në Gjermani, 11-vjeçari vret 10-vjeçaren në Shtëpinë e Fëmijës
Një djalë 11-vjeçar dyshohet se është përfshirë në vdekjen e një vajze dhjetëvjeçare në një shtëpi fëmije në Gjermani. Vajza u gjet e pajetë në dhomën e saj në një jetimore në Wunsiedel, në rajonin e Bavarisë të Gjermanisë.
Dëshmitë e mbledhura në vendin e krimit “tregon përfshirjen e një djali 11-vjeçar” që qëndronte në të njëjtin objekt, deklaroi policia lokale dhe prokurorët në një deklaratë të përbashkët.
“Meqenëse djali 11-vjeçar është nën moshën e përgjegjësisë penale, ai është vendosur në një mjedis të sigurt si masë parandaluese”, shtuan ata.
Është e paqartë se si vajza vdiq, megjithëse një zëdhënës i 11-vjeçari vret 10-vjeçaren në Shtëpinë e Fëmijës tha për mediat gjermane se ajo pësoi një vdekje “të dhunshme”.
Kjo ngjarje tronditi Gjermaninë pasi muajin e kaluar u vra një 12-vjeçare, Luise Frisch, në qytetin perëndimor të Freudenberg. E mitura ndërroi jetë si pasoj e plagëve të shumta të shkaktuara nga një thikë. Dy nxënëse të moshës 12 dhe 13 vjeç kanë pranuar vrasjen.