LAJME
TOP LAJMI

Dalin pamjet nga arrestimi i vrasësit në fabrikën e Mercedesit (VIDEO)

Ka shkuar në dy numri i viktimave si pasojë e të shtënave në një fabrikë të prodhimit të makinave Mercedes Benz në Gjermani.

Në lidhje me ngjarjen u arrestua autori i dyshuar, një shtetas 53-vjeçar, tha një zëdhënës i zyrës së prokurorit në qytetin e Shtutgartit.

Stafi i sigurisë e ndaloi të dyshuarin në sallën e uzinës Sindelfingen dhe ia dorëzoi policisë, e cila më pas e arrestoi, siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme.

Viktimat, të dy 44-vjeçarë, vdiqën si pasojë e plagëve të marra.

Motivi i i autorit të dyshuar mbetet ende i paqartë.

“Aktualisht ka një operacion policor në ambientet e fabrikës. Policia dhe punonjësit e shpëtimit janë në detyrë”, njoftoi përmes një postimi në Twitter policia gjermane.

“Nuk ka asnjë rrezik për popullatën”, vijoi njoftimi.

Mercedes Benz më herët konfirmoi se incidenti kishte ndodhur në Sindelfingen dhe ishte në kontakt me autoritetet.

“Ne jemi në kontakt me autoritetet dhe po përpiqemi të sqarojmë atë që ndodhi. Siguria e punonjësve tanë është e para”, thuhej në deklaratë.

“Jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar nga lajmi tragjik nga Sindelfingen këtë mëngjes. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë kolegët në vend”, vijon njoftimi.

Back to top button