HISTORI
TOP LAJMI

Djali i dëshmorit Mustafë Qorraj iniciator për emërtimin e rrugës “Ismalil Qemali” në New York

Emërtimi i rrugës në Staten Island, New York, për nder të Ismail Qemalit do të jetë një moment i paharrueshëm për komunitetin shqiptar.

Kjo ceremoni do të bëjë bashkë qindra e mijëra shqiptarë nga e gjithë Shqipëria dhe trojet e tjera shqiptare Qyteti i New York-ut ka vendosur të nderojë një nga heronjtë e shquar të Shqipërisë duke i vënë emrin e tij një rruge.

Kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Staten Island, Naser Nika, dhe biznesmeni Shpëtim Qorraj, djali i dëshmorit Mustafë Qorraj nga Pemishta e Drenicës, janë në përpjekje të vazhdueshme për të realizuar një ndër arritjet më të rëndësishme për komunitetin shqiptar në New York.

Nika e Qorrja kanë dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ku kanë treguar detaje në lidhje me ceremoninë, fondet dhe të ftuarit

“Komentet kanë qenë shumë të mira, njerëzit e kanë pritur shumë mirë. Është një gjë e shumë e mirë për komunitetin. Gjithë shoqatat e kanë mirëpritur shumë mirë. Më 3 qershor kemi një ceremoni. Në jemi organizuar, po mbledhim dhe fonde. Në ceremoni do ketë muzikë, vallëzime,. Kemi të ftuar dhe lider të ftuar politikë. Ardhjen e ka konfirmuar kryetari i Prishtinës, Rama. Nga Shqipëria disa janë tu prit aprovimin e vizës”- tha Shpëtim Qorraj, sipërmarrës

“I kemi dërguar ftesë Edi Ramës, Erion Veliajt, disa kryetarëve të bashkive. Përgjigje ka kthyer vetëm Blendi Fevziu. Nga Kosova na i kanë konfirmuar të gjithë”- nënvizoi Naser Nika, kryetar i shoqatës shqiptaro-amerikane

Back to top button