Cramon për kryetarët në veri: Askush s’mund të udhëheq me 2% të votave, Qeveria po rrezikon
Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se situate në veri është shumë shqetësuese duke theksuar se askush nuk mund të udhëheq me 2% të votave në një vend.
Cramon ka thënë se Qeveria po rrezikon shumë lidhur me situatën në veri.
“Dua të përmend progresin që ka arritur Kosova viteve t’i fundit. Dua ti uroj qytetarët për heqjen e vizave, aplikimin e saj në KiE. Dua ta përgëzoj Qeverinë për luftimin e korrupsionit. Një ndër pikat kyqe është edhe dialogu me Serbinë. Vizitova veriun dhe isha shumë e shqetësuar. Është një tensionim i situatës. Askush nuk mund të udhëheq me 2% të votave. Për këtë unë kam shkuar vetë për ta parë gjendjen atje. Qeveria e Kosovës po rrezikon shumë, ata duhet të parashtrojnë pyetje nëse kjo çka po ndodh është formë e mirë e qeverisjes. Dialogu duhet të shërbejë për zgjidhjen e problemeve dhe për paqe.”, tha ajo.