LAJME

Çfarë po kërkojnë serbët? Flet përfaqësuesi i Listës Serbe

Igor Simiç, nga Lista Serbe ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Euronews Albania”, ndërsa ishte i pranishëm në protestën që po zhvillohet në para komunave me shumicë serbe, ku në krye të tyre janë vendosur kryetarë e origjinë shqiptare.

Ai tha se kryetari i ri i komunës së Leposaviq ka marrë vetëm 100 vota dhe sipas tij ai duhet të largohet menjëherë.

Po ashtu ai bëri thirrje që punonjësit të futen brenda të vazhdojnë punën, ndërsa kërkoi që KFOR e policia të largohen.

“Kërkesa e qytetarëve është që ata të jenë të lirë, të futen e të punojnë në zyrën e komunës. Kryetari që është brenda nuk është legjitim. Ai është zgjedhur vetëm me 100 vota dhe duhet të largohet menjëherë. Prezenca e policisë së Kosovës nuk është legjitime, ata nuk duhet të rrinë këtu. Të kthehet sa më parë normaliteti, punonjësit të bëjnë punën e tyre, dhe policia e KFOR të largohet”- tha ai.

Back to top button