Në Lazarat ku të rinjtë janë larguar masivisht në emigracion përgjatë pesë viteve të fundit tani jetojnë vetëm të moshuar që po përpiqen të ringrenë ekonominë e rrënuar prej situatës së kanabisit dhe viteve të vështira që pasuan shkatërrimin e parcelave që mbushnin fshatin.
Lumturi Malaj është qëndistare e mijëra veshjeve përgjatë gjysmë shekullit të fundit. Ajo ka risjelljë shumë motive të harruara dhe elementë tipikë të veshjes së Lazaratit dhe disa zonave të Labërisë.
Lumturia tregon se dikur veshja tipike me çitjane e grave të Lazaratit u godit prej diktaturës e bashkë me të edhe elementë të rrallë të dekorit të kokës dhe gjoksit raporton Top Channel. Lazarati sipas saj edhe nën diktaturë u përpoq që në mënyrë të fshehtë të ruajë identitetin.
Në fshat ka më pak dasma e gëzime dhe numri i porosive ka rënë por Lumturia tregon se emigrantët por edhe të huajt preferojnë ti marrin me qira kostumet.
Lazarati me disa mijëra banorë rezidentë u tkurr me shpejtësi përgjatë viteve të fundit.
Zona me një potencial të lartë turistik edhe për shkak të mitizimit ndërkombëtar prej kanabisit është ende në fillimet e zhvillimeve për tu shitur si një destinacion i vogël turistik.