Pas eliminimit nga Champions League në mesjavë, Bayern Munchen humb edhe kryesimin në Bundesligë.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë humbën 3-1 ndaj Mainz, në transfertë, dhe Borussia Dortmund fitoi 4-0 ndaj Eintracht Frankfurt, duke marrë vendin e parë të renditjes.
Bavarezët e nisën mirë takimin, duke kaluar në avantazh me anë të Sadio Mane, në minutën e 29.
Por, në pjesën e dytë, duke nisur nga minuta e 65, erdhi përmbysja e vendasve, të cilët shënuan 3 herë me anë të Ajorque, Barreiro dhe Martin.
Borussia shënoi 4 herë me anë të Bellingham, Malen (2) dhe Hummels.
Me këtë fitore, Dortmund kryeson tashmë me 60 pikë, ndërsa Bayern ndjek me 59. Raporton A2