LAJME

“Blindohet” veriu nga Njësia Speciale, mësohet çfarë po ndodhë

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë parë në veri të vendit.

Po ashtu mësohet se një grup i qytetarëve serbë janë mbledhur para komunave Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan. Aty janë parë edhe ish zyrtarë të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb.

Raportohet se serbët në Zubin Potok janë mbledhur për të ndaluar kryetarin e ri të kësaj komune Izmir Zeqiri për të hyrë në objektin e komunës.

Gjithashtu raportohet se është lëshuar alarmi në qendër të qytetit ku janë të vendosura objekti i komunës dhe stacioni policor.

Back to top button