LAJME
TOP LAJMI

Abdixhiku për Kurtin: Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike

Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas arritjes së aneksit të zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook tha se epilogu i kryeministrit Albin Kurti në dialoug ishte mashtrim dhe humbje e një mundësie historike.

“Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike – ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog. Një kauzë politike e rremë – që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë – përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtē u zhbënë”.

Sipas tij, Kurti i solli Kosovës sot një marrëveshje panjohje, jo finale dhe me Asociacion në të.

“Përveç saj, një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të është çfarë Kurti i solli Kosovës sot. Kjo gjendje e re, e shndëruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme më”.

Back to top button