LAJME

Abdixhiku në 24 vjetorin e Betejës së Koshares: Kosharja na qëndron si shenjë rikujtimi se çdo ditë është detyrim shërbimi ndaj Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku në 24 vjetorin e Betejës së Koshares ka thënë se “Kosharja sot qëndron si tempull rikujtimi për gjithë sakrificën e djemve e vajzave të vendit…”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku në 24 vjetorin e Betejës së Koshares ka thënë se “Kosharja sot qëndron si tempull rikujtimi për gjithë sakrificën e djemve e vajzave të vendit për të sotmen tonë dhe të ardhmen e brezave që vijnë”.

“Na qëndron si shenjë rikujtimi se çdo ditë e jona sot, është detyrim shërbimi ndaj atdheut tonë të shenjtë – Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.

“Sot, nderojmë Agim Ramadanin, Sali Çekajn, Xhemajl Fetahajn, Abaz Thaçin, dhe secilin hero të rënë në altarin e lirisë. Kosharja, vendi i fundit i tyre, është themel i lirisë sonë”, ka shkruar tutje i pari i LDK-së.

Lumir Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së në Koshare
Back to top button