LAJMESOCIALE

Drejtori i futi duart nxënëses së tij, gjyqtari: 10 sekonda nuk është ngacmim

Reagime të forta ka shkaktuar në Itali vendimi i një gjyqtari për të shfajësuar një 66-vjeçar, drejtor shkolle , i cili ishte akuzuar se kishte ngacmuar seksualisht një vajzë 17-vjeçare.

Sipas arsyetimit të gjyqtarit akuza ndaj 66-vjeçarit duhet të hiqet për shkak se vepra e tij “zgjati më pak se 10 sekonda”.

Ngjarja ndodhi në një shkollë në Romë në prill të vitit 2022, kur drejtori Antonio Avola, futi dorën brenda të brendshmeve të një vajze 17-vjeçare dhe e preku nga të pasmet. Pas denoncimit ndaj tij, drejtori kishte rrëfyer aktin e tij duke argumentuar se ishte një “shaka” nga ana e tij.

Megjithatë, ky pretendim nuk e ka bindur prokurorin që ka trajtuar çështjen pasi ka kërkuar dënimin me 3.5 vjet burg për ngacmim seksual. Por gjyqtari kishte një tjetër mendim pasi këtë javë njoftoi se Avola duhet të shpallet i pafajshëm sepse ngacmimi seksual që zgjat më pak se 10 sekonda “nuk përbën krim”.

Por ky vendim i tij ka ngjallur shumë reagime në media dhe rrjetet sociale. Persona të njohur dhe jo vetëm kanë nisur me postimet e videove 10 sekondëshe në Instagram dhe TitTok, ku prekin gjoksin ose të pasmet për të ironizuar vendimin e gjykatësit për drejtorin.

Nga ana e saj, studentja që u ngacmua nga mbikëqyrësi tha se ishte e indinjuar nga vendimi i gjyqtarit:

A mendoi se ishte qesharake? Nuk ishte qesharake për mua. Drejtori erdhi pas meje pa thënë asgjë. Ai futi duart në pantallonat e mia dhe brenda të brendshmeve të mia. Ai më kapi nga pas. Një burrë i rritur nuk bën kështu shakash me një vajzë adoleshente. Ato sekonda ishin më se të mjaftueshme që unë të ndjeja duart e tij mbi mua. Po filloj të mendoj se ishte gabim besimi tek institucionet.

 

Back to top button