LAJMESOCIALE

Profesionet që rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të vezoreve

Hulumtimet kanë treguar se femrat që kanë kaluar 10 ose më shumë vite në parukeri apo sallone bukurie, kanë tri herë më shumë nga rreziku mesatar për zhvillimin e kancerit të vezoreve.

Punëtoret e kontabilitetit gjithashtu përballen me dyfishin e rrezikut për kancer të vezoreve në raport me mesataren, raporton The Sun.


Lista e plotë e punëve që lidhen me rrezik dukshëm më të lartë se mesatarja është:

floktare

estetiste

llogaritare

punëtore ndërtimi

punëtore e shitjes


Rreth 7.500 femra në Mbretërinë e Bashkuar zhvillojnë kancer ovarian çdo vit dhe 4.100 vdesin çdo vit. Shkaqet e saj janë kuptuar keq dhe nëntë nga 10 raste nuk mund të parandalohen.

“Femrat që punojnë në profesionin e parukerisë janë të ekspozuara ndaj qindra kimikateve në përqendrime të larta, duke përfshirë ngjyrat e flokëve, shampo, kondicionerë dhe produkte stilimi dhe kozmetike”, është shprehur dr. Anita Koushik, nga Universiteti i Montrealit në Kanada.

Studimi përdori të dhëna nga 491 femra të diagnostikuara me kancer ovarian në Montreal, Kanada, midis 2010 dhe 2016 duke i krahasuar me 897 femra që nuk kishin kancer dhe shikoi punën e tyre, historinë mjekësore dhe shëndetin e përgjithshëm.

Kishte 18 substanca kimike me shqetësimin më të madh, shumë prej të cilave tashmë janë hetuar për kancerin nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit. Në mesin e tyre përfshiheshin amoniaku, peroksid hidrogjeni, fibra poliester, formaldehid, shtytës dhe benzinë.

Kimikatet mund të shkaktojnë kancer duke u bashkuar ose duke reaguar me ADN-në për të shkaktuar dëmtime afatgjata që i bëjnë qelizat të shumohen jashtë kontrollit. /Telegrafi/

Back to top button