LAJME

31-vjeçarja vdiq nga mbidoza, banorët kërkojnë shembjen e ndertesës ku konsumohet drogë

E reja me iniciale G.H u gjet e pajetë në një pallat të pabanuar në zonën e Bajram Currit në kryeqytet.

Ky pallat që u dëmtua gjatë tërmetit të vitit 2019, është braktisur nga banorët por kthyer në një strehëz për përdoruesit e drogave.

Por edhe pse një 31-vjeçare humbi jetën në këtë pallat për shkak të mbidozës, përdoruesit e lëndëve narkotike nuk heqin dorë dhe vazhdojnë sërish të konsumojnë lëndë narkotike.

Madje tani, sipas banorëve, këta përdorues droge që nuk i tremben askujt kanë vendosur një batanije në dritare për të mos u dukur dhe vazhduar të qetë “aktivitetin” e tyre.

Banorët kërkojnë masa të menjëhershme për këtë problem.

Ata kërkojnë që pallati i pabanuar të shembet sa më parë pasi është kthyer në një godinë të frikshme dhe vend mbeturinash.

Mesazhi i qytetarëve:

Pershendetje JOQ, eshte i njejti pallat ku u gjend para pak ditesh 31-vjeçarja e pajete nga mbidoza. Mesa duket personat qe qarkullojne ketu nuk i tremben askujt, kane vendosur perseri batanije ne dritare per te mos u dukur, duke vazhduar aktivitetin e tyre. Duhet te merren masa lidhur me kete pallat te pabanuar, te shembet sa me shpejt pasi eshte kthyer ne nje godine te frikshme dh nje vend mbeturinash.

Back to top button