LAJME

E goditi këmbësorin në rrugë lokale dhe ikë nga vendi i ngjarjes (Pamje të rënda)

Demir Kelmendi nga fshati Morina i Komunës se Skenderajt ka denoncuar një rast të aksidentit qe i ka ndodhur të cilin e ka quahtur “godit e ik”.

Ai thotë se të premtën rreth orës 14:00 është goditur nga një automjet në rrugën Morinë-Rezallë dhe i dyshuari më pas ka ikur pa u ndalur nga vendi i ngjarjes.

Demiri thotë se ka marrë lëndime të rënda trupore dhe fillimisht është dërguar në emergjencën e Skenderajt e prej aty më pas është dërguar në Spitalin e Mitrovicës.

Back to top button