LAJMETOP LAJMI
TOP LAJMI

Spanja merr presidencën e BE-së, nuk ndryshon qëndrim për mosnjohjen e Kosovës

Spanja ka marrë ditën e sotme udhëheqjen e presidencës së Bashkimit Evropian, të cilën do ta mbajë deri në dhjetor të këtij viti. Edhe pas kësaj lëvizje Spanja nuk ka asnjë lajm të mirë për Kosovën

Një ditë më parë, ambasadori i Spanjës në Beograd, Raul Bartolome Molina, theksoi se qëndrimi i vendit të tij është i qartë: Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa mbështet tentimet e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. “Ky qëndrim nuk ka ndërruar, as nuk do të ndërrojë, dhe të gjithë aleatët tanë e dinë këtë shumë mirë”, tha Bartolome më 30 qershor.

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk njohin pavarësinë e Kosovës, bashkë me Sllovakinë, Rumaninë, Greqinë dhe Qipron. Sipas rendit të paracaktuar, Spanja mori presidencën e BE-së për gjashtë muaj pas Suedisë që e kishte pasur në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Back to top button