LAJME
TOP LAJMI

24 vjetori i çlirimit, Bekim Jashari kujton kontributin e UÇK-së, Amerikës dhe NATO-s

Djali i heroit kombëtar Hamëz Jashari, Bekim Jashari ka uruar qytetarët e vendit me rastin e 24 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

“Në këtë ditë historike që shënon kurorëzimin e përpjekjeve tona shekullore për Liri, kujtojmë e nderojmë të gjithë dëshmorët e martirët që ranë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë”, ka shkruar Jashari në facebook.

Tutje Jashari ka shkruar se sot kujtojmë e nderojmë luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari, kujtojmë masakrat mbi popullin tonë të pafajshëm e liridashës shqiptar, sakrificën e invalidëve të UÇK-së e viktimat civile të luftës sonë çlirimtare.

“Përjetë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteteve tjera mike të Kosovës dhe NATO-s për përkrahjen e dhënë në rrugën tonë të çlirimit nga okupatori serb”, ka shkruar Jashari.

 

Back to top button