LAJME
TOP LAJMI

24 vjet nga Masakra e Belegut ku u vranë 49 shqiptarë

Sot janë bërë 24 vjet që nga Masakra e Belegut. Më 29 mars të vitit 1999 forca të shumta policore, ushtarake serbe, kishin kryer një masakër në fshatin Beleg të Deçanit, me ç‘rast serbët vranë dhe masakruan 49 shqiptarë.

Kjo është njëra prej masakrave më të mëdha që është kryer në rajonin e Dukagjinit nga forcat ushtarake e policore serbe, të cilat më 1999 filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut, pasi një ditë më parë ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Nga ajo ditë fati i 33 të pagjeturve të këtij fshati si dhe fshatrave të tjera të Komunës së Deçanit, mbetet ende i pazgjidhur.

Edhe pse ekipe të hetuesisë, së pari nga UNMIK-u, pastaj edhe nga EULEX-i, ishin marrë me rastin, duke mbledhur dëshmi të shumta, qoftë deklarata të dëshmitarëve të drejtpërdrejtë të prezantuara edhe në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, por edhe autopsinë e bërë të kufomave të krimit, ende nuk ka asnjë të arrestuar. / KP

Back to top button