LAJME
TOP LAJMI

Bekim Jashari uron për nisjen e Ramazanit, bënë thirrje për solidaritet

Djali i heroit kombëtar, Bekim Jashari ka uruar besimtarët musliman me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Urimi i i tij i plotë:

”Të dashur bashkëkombas të besimit islam, motra e vëllëzer,

Nga nesër do të fillojmë muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin e mëshirës, faljes e sakrificës, tolerancës, solidaritetit e ndihmës vëllazërore.

Andaj me rastin e fillimit të këtij muaji ju uroj nga zemra agjërim të lehtë e të pranuar!

Uroj që në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit të mbizotërojë paqja e shëndeti mbi të gjithë!

Zoti e ndihmoftë kombin, shtetin dhe të gjithë neve në arritjen e amanetit të të parëve tonë!

Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi dëshmorët dhe martirët e Lirisë!

Back to top button