LAJME

12 vite beqar sepse ishte tullac /Ndryshimi DRASTIK i të riut që mbolli flokët

Një djalë, i cili filloi që të bëhej tullac që 23 vjeç, ka thënë se rënia e flokëve në atë moshë të re e ka bërë që të humbasë besimin te vetja dhe e bëri që të shtonte në peshë.

Së fundmi, ai ka vendosur që në “TikTok” të zbulojë ndryshimin e mahnitshëm që pësoi nga mbjellja e flokëve.

32-vjeçari, i cili jeton në Nuneaton, ka folur ekskluzivisht për “DailyStar”, për ndryshimin që ka bërë.

“Vetëm buzëqeshja fillestare që pata brenda dy sekondave pasi e pashë veten përsëri me flokë, ishte një ndryshim masiv. Nuk mund të shpjegoj as ndryshimet e menjëhershme të besimit te vetja. Unë kam humbur pesë kilogramë dhe kam gjetur partnere, është lidhja e parë që kam në 12 vjet.

Gjithçka po shkon në vend sepse kam pak më shumë besim. Edhe në punë kam pasur promovime në tre vitet e fundit, gjithçka ka ndryshuar vetëm sepse ndihem më mirë në vetvete”, ka thënë 32-vjeçari.

Back to top button