LAJME
TOP LAJMI

“Zbulohet” emri i profesorit dhe asambleistit që dyshohet për ngacmim seksual në Skenderaj

Një rast i rëndë i ngacmimit seksual ka ndodhur ditë me parë në Skenderaj. Siç raporton portali lokal “Rajoni” personi i dyshuar është anëtar i kuvendit komunal të Skenderajt i cili është edhe zyrtar në një shkolle në Skenderaj.

Sipas burimeve jo zyrtare të portalit rajoni.org, ngjarja ka ndodhur në një shkoll të Skenderajt ndërsa i dyshuari pas kësaj është intervistuar nga polica, e kjo e fundit nuk ka raportuar për rastin në fjalë në raportet e saj për ngjarjet qe ndodhin brenda 24 ore.

Sipas të njejtave burime për rastin në fjal policia ka zbarkuar dy here në shkollën ku i dyshuari punon.

Është ish drejtori i komunës së Skenderajt Ramiz Shala ai i cili pretendon që ka zbuluar personin e dyshuar duke shkruar në facebook se ngacmuesi është profesori në Gjimnazin “Hamëz Jashari”, me iniciale S.T, asambleist i PDK-së në Skenderaj dhe profesor në gjimnazin “Hamëz Jashari” në Skenderaj.

Rreth pretendimeve të Shalës pritet që ditët në vazhdim të zbardhet e vërteta.

Reagim të ashpër kundër këtij rasti ka bërë dhe ish drejtori tjetër i Skenderajt, Gëzim Ejupi, i cili këtë akt e ka quajtur si neveritëse kurse ngacmuesin e ka quajtur si Profesor dhe Asambleist i turpit, fytyra e vërtetë e pushtetit të PDK-së.

“Hapareshnu tash duke britur “Baba” “o u knaqem bre” këtë e keni kërkuar, këtë e keni deshiruar, a turpëroheni, si ndjeheni sepse ndoshta ajo është vajza, motra, mbesa apo dikush i afërm i familjes tuaj që përjeton këto tmerre këto abuzime ky është vetëm një nga abuzimet e shumta që del në publik edhe këtë falë një portali lokal sepse edhe një pjesë e gjerë e policisë së Skënderajt përfshihen në këto krime duke i fshehur ato”, ka shkruar Ejupi.

Ai tutje në rrjetin social facebook i ka bërë thirrje prokurorisë “hapni sy e veshë mirë sepse nesër edhe fëmijët tuaj do të jenë target i këtyre poshtërsive”.

Në lidhje me rastin në fjale portali “Rajoni” ka kontaktuar edhe Amir Lushtakun, zyrtari i informimit të komunës se Skenderajt për ta pyetur në lidhje me ngjarjen.

I njejti i tha rajonit se nuk ka dijeni për një rast të tille.

Postimi i plotë i ish drejtorit Ramiz Shala:

Reagimi i plotë i ish drejtorit Gëzim Ejupi:

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull konsiderohet i pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se është fajtor me vendim të formës së prerë.

Back to top button