LAJME

Vuçiqi me konspiracione: Zagrebi, Prishtina, disa nga Podgorica e Sarajeva po duan të më rrëzojnë

Në kohën kur në Serbi po mbahet protestat më të mëdha opozitare kundër pushtetit të Aleksandar Vuçiqit, ky i fundit ka filluar që të bëjë konspiracione e të infiltrojë edhe vendet e rajonit se duan e po punojnë në “rrëzimin” e tij.

Ai ka shkuar edhe më tutje duke thënë se këtë e duan shumë disa në Zagreb e Prishtinë.

Presidenti i Serbisë i ka bërë këto deklarata dje gjatë një interviste duke komentuar protestat që po mbahen nga opozita atje se ato nuk janë kundër tij por kundër Serbisë.

Vuçiqi sipas mediave serbe ka thënë se Zagrebi dhe Prishtina janë bërë bashkë, por edhe një pjesë e Podgoricës dhe Sarajevës.

“Zagrebi, një pjesë politike e Sarajevës, një pjesë politike e Podgoricës dhe Prishtina duan me çdo kusht të vijë deri të ndryshimi i pushtetit në Serbi”, ka thënë ai për median Pink.

Madje Vuçiqi ka thënë se Prishtina, Zagrebi dhe disa në Sarajevë e Podgoricë duan ndryshimin e pushtetit në Serbi.

“ Po mendoni se ata po veprojnë ashtu sepse Serbia është e keqe? Pra që Prishtina dhe Zagrebi duan një Serbi më të mirë, më të përparuar…A besoni në këtë? Për të do të ishte në interes të jetë ajo Serbi që nuk I mbron qytetarët tonë në Kosovë…., e cila nuk do të jetë konkurruese në rajon dhe e fundit në aspektin ekonomik në Ballkanin Perëndimor si në kohën e Boris Tadiqit’, ka shtuar presidenti i Serbisë.

Sipas tij, kjo është arsyeja se pse duan ta dobësojnë atë.

“Do të bëjnë ta gjithçka mundet që të bëhen gati për kohëra tjera që do t’u përshtatej interesave të tyre”, ka shtuar ai.

Ndryshe gjatë të shtunës, në qendër të Beogradit, dhjetëra mijëra persona protestuan nën sloganin “Serbia kundër dhunës”. Kjo protestë u thirr nga opozita dhe është e katërta e këtij lloji që organizohet në Serbi, për të kundërshtuar përgjigjen e Qeverisë pas dy sulmeve masive që ndodhën në maj në këtë shtet, kur u vranë 18 persona.

Back to top button