LAJME

Vuçiq: Fëmijë 12, 13-vjeçar janë të gatshëm të vdesin në veri të Kosovës

Situata në Kosovë është tmerrësisht e vështirë – ka vlerësuar Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë press-konferencës së përbashkët me Presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, njofton KlanM.

Sipas Vuçiqit, ai përpiqet ta ruajë paqën me çdo çmim por thotë se ka punë me njerëz që e duan të kundërtën.

“Nuk mund të duroj më fizikisht. Nuk mund të flej natën. Për shkak se e di se cfarë po ndodh në veriun e Kosovës. Gjithçka po vlon. Fëmijë prej 12, 13 vjeç janë të gatshëm të vdesin dhe duhet këtë ta ndalim. Janë të lodhur nga Kurti” – tha Vuçiq

Lidhur me arrestimin e tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës, për të cilët Serbia thotë se janë arrestuar në territorin serb, sic percjell KlanM, Vuçiqi tha se Kurti në deklaratën e tij kishte pranuar se ata kishin qenë atje nuk nuk kanë guxuar të jenë.

“Të rëndësishme janë disa gjëra. Nëse është e vërtetë se cfarë ka thënë Kurti, ai vet ka pranuar se ata kanë shkelur normat e së drejtës ndërkombëtare. Ai tha se kishin qenë 300 metra në brendësi të linjës administrative. Nuk kanë të drejtë të jenë atje. Sipas marrëveshjes ushtarako-teknike, ata duhet t`i lajmërohen KFOR-it 36 orë më herët”  – tha Vuçiq.

Presidenti serb, sic njofton KlanM, tha se gjatë bisedës së mëngjesit me ambasadorët e QUINT-it ua janë ofruar dëshmi për arrestimin e djeshëm si dhe personat që kishin marrë pjesë në këtë aksion janë të gatshëm t`i nënshtrohen poligrafit.

Vuçiqi, sic percjell KlanM, është treguar arrogant ndaj një gazetari slloven i cili kishte pyetur për protestat e opozitës dhe ngjrjet në parlamentin serb. Përgjigjet e tij e detyruan Presidenten sllovene të ndërhyjë me sqarime për demokracinë dhe lirinë e shprehjes.

Presidentja sllovene gjatë press konferencës ka bërë thirrje që Beogradi dhe Prishtina të ulin tensionet, duke paralajmëruar një vizitë në Prishtinën dhe takim me Presidenten Vjosa Osmani.

Back to top button