Vrasja e axhës nga nipi: Mësohet emri i viktimës dhe i të arrestuarit
Një krim brenda familjes ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Kijevë të Malishevës. Berat Berisha (39-vjeç) dyshohet se ka privuar nga jeta xhaxhain e tij, Sadi Berisha (50-vjeç).
Autori i krimit ka përfunduar në pranga të policisë derisa trupi i pajetë i viktimës vazhdon të qëndroi në oborrin e familjes Berisha.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se vdekjen e të ndjerit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Pas intervenimit të shpejtë të policisë, është bërë e mundur edhe arrestimi i Beratit i cili është dërguar në stacion ku do të intervistohet.
Për rastin menjëherë është informuar prokurori ku hetimet fillestare kanë zbuluar se e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkaqe pronësore.