SOCIALE
Tash e një vit Kosova pa strategji dhe plan veprimi kundër narkotikëve
Shkruan: Leutrim Sahiti
Strategjia kundër narkotikëve është miratuar në 2023 por vlefshmëria e saj është 2018-2022: Absurd
Në 2018 ka dalë në diskutim publik, në 2023 miratohet por vlenë për vitet 2018-2022.
Sot dita ndërkombëtare kundër konsumimit të drogave e gjenë Kosovën me shifra alarmante të konsumuesve, sidomos atyre të moshave të reja.
Është vdekje e shoqërisë kur shumica prej konsumuesve të drogave janë nxënës të shkollave të mesme e madje dhe atyre fillore.
Nderkohë institucionet tona pa strategji për luftimin e kësaj dukurie negative që po fundosë të rinjtë tonë.
Tash e një vit Kosova nuk ka fare strategji dhe as plan të veprimit kundër narkotikëve, pasiqë strategjisë së vjetër tash e një vit i ka skaduar vlefshmëria, e cila për absurditet është miratuar këtë vit.
Pra Strategjia miratohet në 2023 por vlefshmëria e saj është 2018 – 2022. E pabesueshme se si Kurti ka rënë në këtë grackë apo lajthitje duke e miratuar një dokument të tillë strategjik që vlefshmerinë e ka për vitet e kaluara.
Kur jemi të trajtimi dhe rehabilitimi i konsumuesve të drogave, shteti ynë nuk ka krijuar asnjë qendër të veçantë të trajtimit dhe rehabilitimit të personave të varur nga drogat, përveç qendrës mediko-psikoterapeutike “Labyrinth” e cila funksionon si një qender e trajtimit ditor (OJQ) dhe nuk ka kapacitete të nevojshme dhe as përkrahje nga shteti.
Kaq jemi të përkushtuar ne për të rinjtë dhe ruajtjen e shëndetit mendor dhe fizik të qytetarëve!
Kjo ndodhë kur në institucione që bëjnë politika sociale punësohen ekonomista, jurista e çka tjetër kurse sociologë e psikologë bredhin rrugëve.
TURP!
Autori është sociolog