
LAJME
Skenderaj/ Pensionohet njeriu qe afro dy dekada ju sherbeu personave të moshuar dhe pa përkujdesje familjare
Dje në qytetin e Skenderajt është pensionuar, Enver Lushtaku, punëtor i shtëpisë për personat e moshuar dhe për personat pa përkujdesje familjare, shkruan portali rajoni.org.
Lajmin për pensionimin e tij e ka dhënë drejtoresha e drejtorisë komunale për shëndetësi, Rrezarta Hasani – Ibrahimi.
Lushtaku në këtë institucion sherbeu për 16 vite me radhë si kuzhinieri duke pregadit ushqimet me shumë kujdes dhe dashuri për e moshuarit e pa Përkujdesje Familjare në Skenderaj.
Në ditën e pensionimit, koleget, zyrtarët dhe udhëheqësit komunal, e përgezuan Lushtakun për punën dhe angazhimin e tij shumëvjeçar./Rajoni.org/