Shkoi në emergjencë pas një aksident trafiku, të dyshuarit i bie kokaina nga rroba
Një person dje ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit në Gjilan si pasojë e lëndimeve që kisht4e marrë nga një aksident trafiku.
Policia njofton se gjatë ekzaminimit mjekësor është vërejtur se pacientit i kishte rënë nga rrobat një substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Njësia policore në vendin e ngjarjes ka konfiskuar substancën narkotike e cila pas matjes ka rezultuar me peshë 15.4 gram
Lidhur me rastin prokurori kujdestar nuk ka marrë vendim për ndalimin e të dyshuarit për shkak te natyrës së lëndimeve trupore tek i dyshuari.
“POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE – Gjilan, 26.08.2023-20:15.I dyshuari mashkull kosovar kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e spitalit si pasojë e lëndimeve te pësuar në një aksident trafiku. Gjatë ekzaminimit mjekësor është vërejtur se pacientit i kishte rënë nga rrobat një substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Njësia policore në vendin e ngjarjes ka konfiskuar substancën narkotike e cila pas matjes ka rezultuar me peshë 15.4 gram. Lidhur me rastin prokurori kujdestar nuk ka marrë vendim për ndalimin e të dyshuarit për shkak te natyrës së lëndimeve trupore tek i dyshuari. Rasti nën hetime.”