LAJME
TOP LAJMI

Sherr në një familje në Istog: Babë e bir kapen për fe, 49-vjeçari ia djeg rrobat të birit

Zënkat mes anëtarëve të familjes janë të shpeshta, por ka raste kur ato eskalojnë në dhunë psikike e fizike ndaj njëri-tjetri. Por nuk janë të rralla as rastet kur i dyshuar kryesor për dhunë në familje, është kryefamiljari, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Suhogerllë të Istogut, ku një person dyshohet se ka hasur në telashe me babanë e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se zënka mes tyre ka nisur për shkak të bindjeve fetare të 22-vjeçarit, e më të cilat duket se nuk është pajtuar babai i tij.

Bazuar në dëshminë e viktimës, i dyshuari ia ka djegur rrobat e tij dhe situata ka eskaluar më tej, ku 49-vjeçari dyshohet se ka hedhur benzinë në drejtim të të birit.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 49-vjeçari të dërgohet në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Back to top button