LAJME
Shembet çatia e fabrikës, vdes 18-vjeçari shqiptar në Itali
Një 18-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën aksidentalisht në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të enjteje rreth orës 09:00 në zonën industriale Porto Sant’Elpidio.
Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, i riu nuk arriti të mbijetonte. Karabinierët po hetojnë dinamikën e aksidentit në punë së bashku me inspektoratin e punës.