![](/wp-content/uploads/2023/07/361188867_613251853961035_2852930443298928589_n-780x470.jpg)
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka ftuar avokatin Besnik Berisha që t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës.
Këtë ftesë, Lushtaku e ka bërë në llogarinë e tij në Facebook, raporton Klan Kosova.
“E dëgjova me vëmendje intervistën e avokatit Besnik Berisha të dhënë për Berat Buzhalën. Duke e parë qasjen e tij, e ftoj publikisht Besnikun që t’i bashkohet PDK-së sepse ai nuk është për LDK”, ka shkruar Lushtaku.