LAJME
TOP LAJMI

Sami Lushtaku e fton Besnik Berishën t’i bashkohet PDK-së

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka ftuar avokatin Besnik Berisha që t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës.

Këtë ftesë, Lushtaku e ka bërë në llogarinë e tij në Facebook, raporton Klan Kosova.

“E dëgjova me vëmendje intervistën e avokatit Besnik Berisha të dhënë për Berat Buzhalën. Duke e parë qasjen e tij, e ftoj publikisht Besnikun që t’i bashkohet PDK-së sepse ai nuk është për LDK”, ka shkruar Lushtaku.

Back to top button